Ndotja e ajrit, përqendrim rekord i dyoksidit të karbonit në atmosferë gjatë 2022

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 17:47 | Bota

Ndotja e ajrit, përqendrim rekord i dyoksidit të karbonit në

Në vitin 2022 përqendrimi i dyoksidit të karbonit në atmosferë arriti vlerën, që nuk ishte regjistruar ndonjëherë, prej 417.9 pjesë për milion (ppm), 2.2 ppm mbi vlerën e vitit 2021, e cila ishte 415.7 ppm (+0 ,53%).

Shifrat janë bërë të ditura nga Organizata Botërore Meteorologjike (ËMO), në funksion të COP28 në Dubai.

Në vitin 2022, përqendrimet e dy gazeve të tjera serrë u rritën gjithashtu: metani shkoi nga 1907 pjesë për miliard (ppb) në 1923 (+0,84%), dyoksidi i azotit nga 334,4 pjesë për miliard në 335,8 (+0,42%).

Hera e fundit që Toka kishte një përqendrim të dyoksidit të karbonit në atmosferë si ai i vitit 2022 ishte tre deri në pesë milionë vjet më parë, kur temperatura ishte 2-3 gradë më e ngrohtë dhe niveli i detit ishte më i lartë, 10-20 metra. 

Rritja e CO2 në atmosferë në vitin 2022 ishte pak më e vogël se rritja mesatare vjetore gjatë dekadës së fundit (+2,46 ppm).

Ky ngadalësim ndodhi për shkak të shkaqeve natyrore afatshkurtra, përkatësisht një përthithjeje më të madhe të dyoksidit të karbonit nga ekosistemet pas disa viteve të fenomenit "La Nina", pra ftohjes periodike dhe natyrore të Paqësorit tropikal qendror dhe lindor.

Emetimet nga aktivitetet industriale, në rritje

Megjithatë, WMO vëren se emetimet e shkaktuara nga aktivitetet industriale kanë vazhduar të rriten.

Përqendrimi mesatar i dyoksidit të karbonit në atmosferë në vitin 2022 ishte 150% më i lartë se vlera në vitin 1750 (278.3 ppm). Për metanin përqendrimi ishte 264% më i lartë se ai i mesit të shekullit të tetëmbëdhjetë (kur ishte 729.2 ppb). Për dyoksidin e azotit ishte 124% më i lartë (270.1 ppb). 

A2 CNN Livestream

Dita jonë