Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar militantëve të Hamasit që të dorëzohen menjëherë, duke thënë se “ky është fillimi i fundit” për organizatën terroriste.
“Lufta ende vijon, por ky është fillimi i fundit të Hamasit. Unë u them terroristëve të Hamasit se gjithçka ka mbaruar. Mos vdisni për Sinwar-in. Dorëzohuni tani”, tha Netanyahu, duke iu referuar kreut të Hamasit në Gaza.
“Në ditët e fundit, dhjetëra terroristë të Hamasit u janë dorëzuar forcave tona”, shtoi Netanyahu.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, rreth 18 000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e ofensivës së Izraelit.
(A2 Televizion)