Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për udhëtimet jashtë vendit. Reagimi i Netanyahut vjen pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër arrestin e tij. Në një intervistë për median amerikane, ABC News, Netanyahu nuk shpreh asnjë pendesë dhe shqetësim për statusin e tij aktual si person i dënuar.
“Jo, nuk jam i shqetësuar për udhëtimet jashtë vendit. Mendoj se nuk jam aspak i shqetësuar për statusin tim dhe të kolegëve të tjerë. Unë mendoj se prokurori duhet të shqetësohet për statusin e tij sepse ai me të vërtetë po e kthen Gjykatën Ndërkombëtare Penale në një institucion të pabesë. Njerëzit thjesht nuk do ta marrin seriozisht; ata e shohin atë si një gjë të politizuar", tha Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit.
Udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se ishte “shumë i lumtur” kur pa reagimin e presidentit amerikan Joe Biden ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Biden denoncoi përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestin ndaj Kryeministir të Izraelit, duke thënë se përpjekjet e gjykatës e vendosin Hamasin dhe aleatin kryesor të SHBA-së, Izraelin në një pozicion të barabartë, gjë e cila nuk është serioze.
Sakaq, Tel-Avivi ka vijuar me planin e tij për të shkatërruar Hamasin dhe mbetjet e tij në Rafah. Prestigjiozja Washington Post, në një editorial të sajën thekson se, slmi në Rafah është i afërt dhe për këtë shteti sionist ka marrë dhe dakordësinë e Washingtonit.
Parametrat e përfundimit eventual të luftës u bënë më të dukshme pas një udhëtimi në Arabinë Saudite dhe Izrael të këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan. Bisedat që ata bënë atje m'u përshkruan nga burime të ditura. Sulmi në Rafah, sipas Washington Post do të jetë i kufizuar duke minimizuar humbjet e jetëve të civilëve dhe për këtë arsye Biden nuk pritet të ketë kundërshtime.
Po ashtu nëpër korridoret e Washingtonit është duke u përgatitur edhe plani i paqes së paslufës në Rripin e Gazës. Por për shkak se koalicioni i krahut të djathtë të Netanyahut kundërshton shumë nga detajet, marrëveshja përfundimtare mund t'i bjerë një qeverie të ardhshme izraelite. (A2 Televizion)