Dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë, se si trajtohen të burgosurit palestinezë në një spital në Izrael. Referuar dëshmive, të burgosurit mbahen të lidhur me pranga në shtretërit e spitalit, me sy të lidhur, ndonjëherë lakuriq dhe të detyruar të mbajnë pelena. Sipas mjekëve të spitalit, kjo është një formë torture.
"Ushtria e krijon pacientin që të jetë 100% i varur, si një foshnjë," tha një dëshmitar. “Me pranga, me pelena, ke nevojë për ujë, ke nevojë për gjithçka – është dehumanizim”.
Një mjek tha se prangosja për një kohë të gjatë shkakton "vuajtje të mëdha, të tmerrshme", duke e përshkruar atë si "torturë" sipas së cilit pacientët do të fillonin të ndjenin dhimbje pas disa orësh.
Të tjerë kanë folur për rrezikun e dëmtimit afatgjatë të nervit. (A2 Televizion)