Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Sirenat e luftës dëgjohen në Gjermani, ushtria amerikane zbarkon në jug: NATO do mbrojë çdo kryeqytet!

Nga Erjon Dervishi
14 Mars 2024, 22:02 | Bota

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka zbarkuar në jug të Gjermanisë. Së bashku me vendet e tjera të NATO-s, është duke kryer stërvitjen më të madhe të forcave tokësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Gjenerali i Komandës së Trajnimit, Steve Carpenter e quajti këtë organizim ushtarak një "javë të shkëlqyer" për NATO-n, duke shtuar se, aleanca do të mbronte çdo kryeqytet të një vendi anëtar, ndërsa kahu lindor konsiderohet si më i rrezikuari.

"Kjo është një javë e shkëlqyer trajnimi për NATO-n dhe nuk mund të vijë në një moment më të rëndësishëm pasi ne rrisim ndërveprueshmërinë nga pikëpamja procedurale. Ne po flasim të njëjtën gjuhë. Po flasim për NATO-n. Nga pikëpamja teknike, ne jemi në gjendje të komunikojmë në mënyrë digjitale dhe nga një këndvështrim njerëzor. Nëse duhet t'i dërgojmë ushtritë tona në Lindje, pyetja për të 32 kombet do të jetë se kush do ta mbrojë kryeqytetin tim? Dhe përgjigja është vullneti i NATO-s.", tha Steve Carpenter, Komandant i Përgjithshëm i Trajnimit të Ushtrisë.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezencë në Gjermani me baza të shumta ushtarake dhe logjistike. Afërsia e Gjermanisë me enklavën ruse të Kaliningradit e bën atë një nga vendet më të rëndësishme anëtar të NATO-s, por edhe vendin me gatishmëri të lartë në rast lufte.

Si provë, këtë të enjte Landi i Westfalisë në Gjermani u zgjua nën sirenat e alarmit, për të testuar nivelin e vigjilencës tek popullsia civile dhe gatishmërinë e tyre. Sirenat u dëgjuan deri në qytetin e Bonit. Hera e fundit që u dëgjuan sirenat në të gjithë Gjermaninë, ishte në shtator 2023.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli