Tornadot shkatërrojnë Teksasin dhe Arkansasin, të paktën 15 viktima

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 08:06 | Bota

Tornadot shkatërrojnë Teksasin dhe Arkansasin, të paktën 15

Ka shkuar në 15 numri i viktimave, si pasojë e motit të keq dhe tornadove që përfshinë një ditë më parë shtetet amerikane të Teksasit, Arkansasit dhe Oklahomës.

Sipas autoriteteve, mes viktimave janë dhe 2 fëmijë, teksa dëmet e shkaktuara janë tepër të mëdha.

Shtatë vdekje u raportuan në Cooke County, Teksas, pranë kufirit të Oklahomas, ku një tornado përfshiu një zonë rurale. Tre persona humbën jetën në Arkansas. Midis tyre, ishte një grua 26-vjeçare, e gjetur e vdekur jashtë shtëpisë së saj të shkatërruar në Olvey.

Një tjetër fatalitet u raportua në Benton County. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos