Xhihadistët shkaktojnë masakër në fshat, vriten 19 civilë

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 07:31 | Bota

Xhihadistët shkaktojnë masakër në fshat, vriten 19

Të paktën 19 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur rëndë, si pasojë e një sulmi të një grupi xhihadistë në një fshat në Mali.

Sulmi i rëndë u regjistrua në një zonë që ndodhet jo shumë larg qytetit të Diallassagou.

Autoritetet konfirmuan se ngjarja ishte e lidhur me terrorizmin, teksa ushtria ka zbarkuar në terren për qetësimin e situatës dhe zbulimin e autorëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani