Votohet rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç: Sot shihen miqtë. Dodik: Fundi i Bosnjë-Hercegovinës

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 10:19 | Bota

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, e cila po kundërshtohet ashpër nga Serbia. Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende.

Shtetet që e propozuan zyrtarisht atë ishin Gjermania dhe Ruanda, ndërsa në mbështetje të saj kanë dalë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Sërpska.

Një delegacion serb i udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, gjendet prej disa ditësh në Nju-Jork ku po lobon fuqishëm kundër rezolutës. Vuçiç tha se të enjten se do të shihen kush janë miqtë e vërtetë dhe ata të rremë, ndërsa më herët i bëri thirrje Greqisë të votojë kundër.

Ai tha se kjo e sotmja, do të jetë dita më e vështirë në aspektin politik, që prej zgjedhjes president. Sakaq, presidenti i republikës Sërpska, Milorad Dodik, paralajmëroi se rezoluta nënkuptonte fundin e Bosnjë-Hercegovinës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024