Hije skandali në Kosovë, 13-vjeçarja dyshohet se u ngacmua seksualisht nga mësuesi në shkollë

Nga A2 CNN
15 Mars 2024, 15:49 | Kronikë

Hije skandali në Kosovë, 13-vjeçarja dyshohet se u ngacmua

Një 13-vjeçare nga Lipjani dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një mësues në shkollën shkollën “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc.

Mediat e Kosovës raportojnë se përveç se personi i dyshuar po hetohet në gjendje të lirë, pas marrjes në pyetje nga Policia ditën e djeshme.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur me 5 mars të këtij viti dhe në polici është kallëzuar nga prindi i vajzës.

“Lipjan 05.03.2024-10:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos