Aksident me viktima në Kosovë, treni përplas makinën mbi shina

Nga A2 CNN
10 Mars 2024, 09:36 | Kronikë

Aksident me viktima në Kosovë, treni përplas makinën mbi

Një aksident i rëndë është regjistruar në Klinë të Kosovës, ku treni ka përplasur një furgon që po kalonte mbi shina.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën një burrë dhe një grua që po udhëtonin në furgonin që u godit nga treni.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar përpara tabelës STOP që ishte aktivizuar përpara linjës hekurudhore.

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni”, thuhet në njoftimin e policisë për këtë ngjarje të rëndë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos