Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë në vendin ku është përfshirë nga zjarri një fabrikë ne fshatin Korrticë e Epërme.
Lladrovci para mediave tha se pronarëve të fabrikës, u shprehu keqardhje për dëmin që iu bë. Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga KFOR-i.
“Ne e kemi marrë lajmin rreth orës 11:00 që ka ndodhur zjarri dhe njësitë tona kanë kërkuar ndihmë prej njësive të komunave tjera të zjarrfikësve, të cilët i falënderojmë, sepse kanë reaguar zjarrfikësit e Lipjanit, Malishevës, Skenderajt e Prishtinës”, tregoi Lladrovci.
Kryetari i komunës së Drenasit, tregoi se ka kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria e Kosovës.
“Unë e kam thirrur edhe ministrin Sveçla që niveli qendror të na ndihmojë dhe kam kërkuar nga ai që edhe KFOR-i të vijë me helikopterë të hedhi ujë. Këtu e kemi edhe zv.ministrin e Punëve të Brendshme dhe ekspertë të AME-së që po e shohin situatën”, deklaroi Lladrovci.
Ai shtoi se, sipas ekspertëve, helikopterët nuk mund ta ndalin këtë zjarr, pasi që është masë plastike. (A2 Televizion)