Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, mbetet pa ujë Mitrovica

Nga Ideal Gola
29 Nëntor 2024, 21:27 | Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Varagë, të Zubin Potokut.

Cak ka qenë kanali i ujësjellësit të kompanisë “Ibër Lepenci”. Për pasojë, uji po derdhet në mënyrë të pakontrolluar, shkruan A2 CNN.

Furnizimi me ujë tashmë është ndërprerë për qytetarët e Mitrovicës, ndërsa rrezikohet që të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike pasi i njëjti ujë i shërben edhe Korporatës Energjetike të Kosovës për ftohje në termoncentralet e saj të prodhimit të rrymës.

Ky sulm vjen pas atyre me granata në Zveçan, fillimisht në stacionin policor e më pas edhe te komuna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos