Rreth mesnatës është sulmuar me granatë dore objekti i Komunës së Zveçanit.
Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur janë dëmtuar disa pjesë të objektit të komunës si dhe xhamat e 4 veturave që kanë qenë të parkuara në afërsi, shkruan A2.
Policia po punon për identifikimin e autorëve. Nuk raportohet për të lënduar. Gjatë së enjtes për herë të parë Zveçani festoi 28 Nëntorin duke mbajtur një mbledhje të Asamblesë komunale. (A2 Televizion)