Policia e Kosovës bën me dije se ka zbuluar një tjetër arsenal armësh në veri të vendit, këtë herë në Grabovc të Zveçanit.
Sipas raportimeve paraprake, policia mori informacion për lokacionin ku ndodhej armatimi dhe më forca të shumta shkoi në vendngjarje, ku kreu kontrolle në disa ambiente.
Në fund të operacionit, policia sekuestroi dy granata, dy kallashnikov, një pushkë, municione etj.
Në lidhje me rastin është arrestuar shtetasi D.R. i datëlindjes 1968 i cili është shoqëruar në stacioni policor dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.
Gjatë kësaj jave, policia e Kosovës ka raportuar dhe dy raste të tjera të sekuestrimit të arsenalit të armëve po në zonën e veriut. (A2 Televizion)