Shpërthimi në Ibër Lepenc, Orav: E dënoj rastin, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 23:09 | Kronikë

Shpërthimi në Ibër Lepenc, Orav: E dënoj rastin,

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë”, shkruan ambasadori në platformën X, përcjell A2 CNN.

“Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, shton Orav.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos