“Synonte të dëmtonte AKI”, serbi mashtrues sillet si anëtar i inteligjencës së Kosovës

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 20:30 | Kronikë

Një shtetas i Serbisë ka përfunduar në pranga të enjten pasi dyshohet se bëri prezantim të rremë si zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ai dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një gruaje kosovare.

Raste të tilla, sipas njohësve të sigurisë, bëhen për të dëmtuar imazhin e AKI-së dhe shtetit të Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thotë për KosovaPress se ka raste kur persona të pa autorizuar janë paraqitur në emër të AKI-së, duke u përpjekur ta dëmtojnë dhe denigrojnë imazhin e këtij institucioni.

"Një person është paraqitur ose prezantuar si pjesëtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Duhet theksuar se nuk është rasti i parë. Pra, kemi pasur raste edhe të mëhershme ku personat të pa autorizuar janë paraqitur në emër të AKI-së të cilët përpjekur që ta dëmtojnë imazhin së pari të AKI-së dhe të Kosovës në përgjithësi. Ky rasti i fundit është e vërtetë që ky rast është përpjekje për ta denigruar institucionin e AKI-së dhe unë uroj që ky rast të jetë i izoluar dhe të mos jetë i koordinuar", thotë Islami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos