Bislimi i thotë jo BE-së: Nuk shkoj në Bruksel për dinarin, vetëm për marrëveshjen

Nga Rosalba Bejdo
21 Shkurt 2024, 20:26 | Politikë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Qeveria shpejt do të prezantojë dhjetë masa lidhur me mënyrat se si qytetarët të mos dëmtohen gjatë “fazës kalimtare” të zbatimit të vendimit, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Megjithatë, zyrtari qeveritar tha se për çështjen e dinarit nuk do të marrë pjesë në një takim të thirrur në Bruksel nga Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Bruksel shkoj vetëm nëse diskutohet për marrëveshjen bazike”, ishin fjalët e tij.

Gjatë një tryeze me temën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, Bislimi tha se janë të vetëdijshëm për vështirësitë që mund të krijojë rregullorja e Bankës Qendrore te serbët në Kosovë. Megjithatë sipas tij, shqetësimi i pjesëtarëve të komuniteti serb në lidhje me ndalimin e dinarit duhet të “adresohet”, por jo të “dramatizohet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos