Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Kurti: SHBA partner i Kosovës, nuk pajtohemi për gjithçka, mbështesim rregulloren e BQK për dinarin

Nga Rosalba Bejdo
19 Shkurt 2024, 20:26 | Politikë
 

Kryeministri Albin Kurti përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner i Kosovës, megjithatë shtoi se nuk mund të pajtohet gjithmonë e për gjithçka me Uashingtonin, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë për dëmtim të partneritetit pas vendimit për dinarin.

Kurti tha se si Qeveri e kanë për detyre të mbështesin rregulloren e re të BQK-së që ndalon monedhat e huaja si mjet pagese.  Ai shtoi me tej se me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për siguri dhe politik të jashtme, Josep Borrell, diskutuan për temat e dialogut, ndërsa shtoi se do të shkojë në Bruksel nëse do të ftohet për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë.

Duke u ndalur të Beogradi që prezantoi sistemin rus anti-dron, Kurti deklaroi se Serbia nuk po armatoset për t’u mbrojtur.

“Serbia nuk ka se nga kush të mbrohet. Ajo e blen për shkak të Kushtetutës së saj agresive dhe projekteve të saj serbomadhe. Në veçanti blen armatim nga Federata Ruse dhe nga Kina për bindjen time ajo dëshiron që t’i dëshmohet sidomos Kremlinit që është në vazhdimësi me politikën e Putinit pikërisht se është agresive ndaj Kosovës”, ishte deklarata e Kurtit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli