“Kosova u nxitua me dinarin”, Rucker: Integrimi, pasi të plotësohen kërkesat e BE

Nga Rosalba Bejdo
19 Shkurt 2024, 20:36 | Politikë

Kosova duhet të punojë për përmbushjen e kërkesave të BE, në mënyrë që të hiqen sanksionet e vendosura ndaj saj. Kështu shprehet ish-përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Joachim Rucker. Teksa shprehet optimist mbi anëtarësimin e Kosovës në bllok, ai thekson se kërkesat e Brukselit janë shumë të rëndësishme dhe se përmbushja e tyre do të mundësojë ecjen përpara drejt integrimit.

“Kërkesat e BE janë të  rëndësishme dhe ato mund të përmbushen nga qeveria. Jam absolutisht i sigurt  se më pas ne mund të ecim përpara. Natyrisht, Kosova është pjesë e Komunitetit Euro-Atlantik dhe të ardhmen e saje shoh në BE. Pra, kjo nuk është një pengesë e madhe””.

Rucker shprehet i bindur se do të ketë rezultat brenda një periudhe afatmesme sa i përket normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai thekson se OKB-ja është vend i rëndësishëm për të zgjidhur çështje të tilla. Sakaq, lidhur me vendimin për moslejimin e përdorimit të dinarit në Kosovë, Rucker konsideron se qeveria është i nxituar.

“Epo, mendoj se vendimi u prezantua paksa me nxitim. Nuk dyshoj se mund të jetë i ligjshëm, por mendoj se politikisht ju duhet t'u jepni njerëzve më shumë kohë për t'u përshtatur me një ndryshim të tillë”, tha Rucker.

Autoritetet në Kosovë janë shprehur të gatshme të mundësojnë një periudhe tranzicioni lidhur me zbatimin e rregullores që ndalon përdorimin e dinarit serb, por sipas Bankës Qendrore, ajo nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë