Opozita dështon, shumica nuk voton, komisioni hetimor për kontratat njëburimore nuk formohet 

Nga A2 CNN
28 Mars 2024, 19:34 | Politikë

Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë në rendin e ditës: Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Por ashtu siç edhe pritej, nuk ka pasur kuorum në sallë. Në votim për formimin e këtij komisioni kanë marrë pjesë vetëm 26 deputetë, ndërsa deputetët e mazhorancës, as nuk janë përfshirë në votim e as nuk i kanë prezantuar pesë emrat për anëtarë të këtij komisioni.

Kryetari i grupit parlamentar I PDK, Abelard Tahiri, tha për A2 CNN se pavarësisht pengesave nga partia në pushtet, lufta për këtë çështje vazhdon.

Kurse Besnik Tahiri, shefi i Grupit të AAK-së tha se, ajo që po shihet dhe po vërtetohet në këtë seancë është një frikë e qeverisë për t’u ballafaquar me të vërtetën.

Tema e tenderëve njëburimorë të qeverisë Kurti, do të vazhdojë të përplasë opoziten me pozitën në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos