Pranimi në Këshillin e Europës, kryeministri Kurti: Largohet Rusia dhe anëtarësohet Kosova

Nga A2 CNN
28 Mars 2024, 20:05 | Politikë

Pranimi në Këshillin e Europës, kryeministri Kurti: Largohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideroi arritje të madhe kalimin e hapit të parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Duke folur për mediat vendase, shefi i qeverisë thotë se ky është lajm i mirë për demokracinë në këtë epokë gjeopolitike dhe historike.

“Është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata Ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda. Bashkë me këtë ne njëkohësisht po bëjmë hapa edhe drejt integrimit evropian, synimi ynë është anëtarësimi në BE dhe në anën tjetër anëtarësimi në NATO, ku dihet që në të dy këto dy institucione, në këto organizma tejet të rëndësishme botërore, edhe politike e ushtarake, ne do të jemi pranë shteteve mosnjohëse të cilët në këtë mënyrë do ta kenë një argument të fuqishëm për skeptikët në shtetet e tyre që ta bëjnë hapin vendimtar dhe ta pranojnë e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos