Serbia ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. Presidenti Aleksander Vucic tha se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se këtë e di edhe Prishtina. " E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin përpjetë, nuk na duhej kurrfarë terrorizmi, pse te justifikohem", ishin fjalet e Vucic. Gjithashtu ministri i Jashtëm Marko Gjuric tha se dënon shpërthimin si “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”, pasi rrezikon nevojat themelore të popullit serb në Kosovë.
“Përderisa regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një devijim i qëllimshëm, që mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit në këtë sulm”, pohoi Gjuric.
Ai tha se Serbia kërkon që të mbahen përgjegjës autorët e këtij sulmi dhe se është janë të gatshëm të ndihmojë në riparimin e dëmeve ndaj kanalit “qoftë financiarisht apo teknikisht”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se dëmtimi i kanalit ka rrezikuar furnizimin me ujë në komunat e veriut të Kosovës për popullin serb, “i cili tashmë jeton në kushte të vështira, veçanërisht në veri të Kosovës”. (A2 Televizion)