Dërgoni Asociacionin në Kushtetuese| Ultimatumi i Gjermanisë, “për Kurtin do të ishte ‘vdekje’ politike”

Nga Tomorr Avdia
29 Nëntor 2024, 20:15 | Politikë

“Drafti është i yni! Ekspertë ndërkombëtarë e kanë hartuar, tani dërgojeni në Kushtetuese.”

Kjo ka qenë kërkesa e Ambasadorit të Gjermanisë Jorn Rohde, në adrese të kryeministrit Kurti. Diplomati është treguar i drejtpërdrejtë duke thënë se asnjë qeveri në Kosovë, që prej vitit 2015 nuk ka bërë asgjë për ta çuar para Asociacionin edhe pse siç thotë ai është obligim ligjor.

Sipas ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, qëllimi në politikën së jashtme ka qenë jo parimore dhe destruktiv.

E pyetur, se përse po i bëhet kryeministrit Kurti një kërkesë e tillë, ajo u shpreh: “Kur kjo qeveri ka ardh në detyrë, kryeministri ka gjetur në tavolinë, letrat e dy Presidentëve amerikanë sikurse dhe zotimet e aleatëve tanë kryesorë, që Kosova dhe Serbia të punojnë për arritjen e një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër. Qasja e papërgjegjshme e kryeministrit e ka sjellë në tavolinë, ofertën më të varfër që e ka pasur Kosova ndonjëherë.”

Politologia Magbule Shkodra vlerëson se kjo kërkesë e ambasadori gjerman, vjen në vazhdën e thirrjeve të përsëritura të diplomatëve nga vendet e QUINT-it, që draft statuti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Tani pse pikërisht në këtë kohë, kur ne e dimë se zgjedhjet parlamentare janë në 9 shkurt dhe pse edhe njëherë bëhet kjo kërkesë kaq eksplicite. Mund të jenë dy arsye. Mund të jetë se e kanë si detyrim, si obligim të vetin që ti përcjellin obligimet ndaj qeverisë së Kosovës se çfarë duhet bërë. Ose, edhe tjetra që qytetarët në njëfarë mënyre të jenë më shumë të qartë se ku është problemi”, tha për A2 CNN, Makbule Shkodra.

Kurse sa i përket, deklaratave te Konjufca se draft statutin duhet ta hartojnë ata, dhe se nuk mund të zbatohet pika  7-të , sipas dëshirës se Serbisë, e cila nuk zbaton detyrimet e saj, Shkodra theksoi se "tren" ka ikur, dhe se kjo u bë e qartë edhe në fjalimin e presidentes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos