Sot vendimi i madh, Kosova në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Nga Tomorr Avdia
27 Maj 2024, 09:05 | Politikë

Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Burime të A2 CNN, kanë bërë të ditur se vendimi për avancimin e statutit të Kosovës, në NATO do të merret rreth orës 13:00.

Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të aleancës.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asociuara, 4 vende të asociuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asociuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asociuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Kosova përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni Kryetar i delegacionit dhe Xhavit Halit, të cilët janë shprehur optimistë se epilogu do të jetë pozitivë.

Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po vazhdon punimet në Sofje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos