Regjistrimi i tokave bujqësore, Lame: Afat deri më 7 nëntor, aplikoni pranë bashkive

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 11:18 | Aktualitet
Regjistrimi i tokave bujqësore, Lame: Afat deri më 7 nëntor,

Kreu i Kadastrës Kombëtare, Artan Lame, njoftoi zgjatjen e afateve për regjistrimin e tokave bujqësore deri më datë 7 nëntor. Duke pranuar problemet e hasura ndër vite, Lame sqaron edhe kategoritë që përfitojnë me ligjin e ri.

“Disa herë përgjatë viteve qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qenë asnjëherë në gjendje ta përmbyllin këtë proces. Kanë zgjedhur gjithmonë rrugën më të shkurtër, duke zgjatur afatin, dhe pastaj nuk bëhej asnjëherë dhënia e tokës për këto familje. Ligji 2020 i vë kapakun përfundimtar këtij procesi, duke u bërë një thirrje përfundimtare, me afat gjashtëmujor, këtyre familjeve”, tha Lame.

“Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 7 maj, i bie që ky afat të përfundoi në 7 nëntor të këtij viti. Ky ligj parashikon që brenda këtyre gjashtë muajve, të gjitha këto familje të zënë radhën pranë bashkive, për hallkën tjetër që është pajisja me tokën dhe aktin e marrjes së tokës në pronësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos