Rikthehet tmerri në shkollat serbe, alarm për bombë

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 10:42 | Bota
Rikthehet tmerri në shkollat serbe, alarm për bombë

Rikthehet në Beograd pas alarmit të dhënë se në tri shkolla të kryeqytetit serb ishin vendosur bomba, lajm ky që vjen disa ditë pas sulmit me armë në një institucion arsimor.

Sipas të dhënave paraprake, shumë prindër të nxënësve të këtyre shkollave që ndodhen në periferi të Beogradit, morën mesazh që të mos i dërgonin fëmijët në shkollë për shkak të një kërcënimi.

Policia shkoi në zonat ku u dha alarmi dhe pas verifikimeve rezultoi se kërcënimi ishte fals.

Pak ditë më parë, Serbia u trondit nga një sulm me armë ku një 13-vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës.

A2 CNN Livestream

Parashikimi i motit