Rrëzohet kërkesa e kolegjit turk për pezullim të urdhrit të mbylljes

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 10:43 | Aktualitet
Rrëzohet kërkesa e kolegjit turk për pezullim të urdhrit

Kolegji turk Mehmet Akif do të vijojë të jetë i mbyllur.  Vendimin e Qeverisë e ka lënë në fuqi Gjykata Administrative e cila ka rrëzuar kolegjin dhe nuk ka pranuar kërkesën për sigurim padie, kërkesë e cila nëse do të ishte pranuar do të bënte të mundur vijimin e mësimit deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës.

Kolegji turk Mehmet Akif u vendos të mbyllej nga një vendim i qeverisë. Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria.

Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos