“Rritja e pagave për deputetët të bëhet në 2024”, Korreshi: Të shkojnë të punojnë në piceri si punë të dytë

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 15:34 | Politikë
“Rritja e pagave për deputetët të bëhet në

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim, projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës.

Megjithatë, socialistët propozuan në Kuvend që rritja e pagës për funksionarët e lartë të hyjë në fuqi vitin tjetër.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e deputetit demokrat Saimir Korreshi i cili u kërkoi socialistëve që të mos bëjnë populizëm.

Ndërsa kujtoi se po shkelet rregullorja, Korreshi “propozoi” që të hiqet edhe ndalimi kushtetues dhe deputetët të bëjnë ndonjë punë të dytë.

Fillon bën populizëm prapë. Nuk ka ndonjë amendament, ne jemi jashtë rregullores këtu. E shkelim dot Kushtetutën dhe rregulloren që do fusim amendament te kjo pjesë? O burra ta shkelim. Heqim dhe pjesën tjetër pastaj, ndalimin kushtetues që të venë deputetët të bëjnë ndonjë punë të dytë, ndonjë piceri ose lavazh pjatash.”

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani