Ministria e jashtme iraniane njofton se Hamas është gati të lirojë rreth 200 pengjet që po mban prej ditësh, në këmbim që Izraeli të ndërpresë fushatën e sulmeve ajrore në Rripin e Gazës.Këtë e konfirmoi zëdhënësi Nasser Kanaani, duke folur në një konferencë shtypi në Teheran. Megjithatë grupimi i militantëve palestinezë ende nuk ka pohuar apo mohuar të ketë ofruar një propozim të tillë. (A2 Televizion)