SHBA kritika Kosovës për situatën në veri, reagon Sveçla: Keqinterpretimi i realitetit mund të sjellë kosto njerëzore

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 08:06 | Kosova
SHBA kritika Kosovës për situatën në veri, reagon

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas deklaratave kritikuese nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas tij keqinterpretimi i realitetit në këtë situatë mund të rezultojë me kosto njerëzore.

Sveçla theksoi se etiketimi i veprimeve të ligjshme të policisë si “të dhunshme” dhe operacionit të saj si “dhunë”, është “ftesë” për Radojçiqin për të sulmuar policët e Kosovës.

“Cilësimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli