Aksi më panoramik në Shqipëri, Rama tregon si duket kantieri i rrugës Shëngjin-Velipojë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2024, 09:11 | Aktualitet

Aksi më panoramik në Shqipëri, Rama tregon si duket kantieri i

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një postim në rrjetet sociale, ku pamjet tregojnë se sa kanë avancuar punimet në aksin rrugor Shëngjin-Velipojë.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Shëngjin - Velipojë, një investim strategjik në fushën e turizmit që do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama përkrah videos.

Pamjet sakaq tregojnë ecuro pozitive të punimeve në këtë aks panoramik që do të sigurojë një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve më të mëdha të veriut të vendit, e që do të çlirojë trafikun nga Lezha në drejtim të Shkodrës.

Aksi i ri Shëngjin-Velipojë pritet të hapet sezonin e ardhshëm turistik. Sipas përllogaritjeve paraprake kjo rrugë do të bëhet për 15 minuta dhe pritet që të ndikojë edhe në shtimin e mëtejshëm të numrit të turistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos