Rreth 6 mijë shqiptarë kanë mbushur pallatin e sportit Galatsi në Athinë, ndërsa të tjerë kanë mbetur jashtë, aty ku do të flasë kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Ai ka mbërritur pak para orës 11:00 në Athinë, ndërsa pallati i sportit është i veshur i gjithi kuqezi. Ndërkohë, atmosfera është elektrizuese me këngë patriotike, nga “Xhamadani Vija-Vija”, te “Mora Fjalë”.
Nuk do të mungojnë as artisët nga Shqipëria, si reperi Noizy dhe këngëtarja Era Rusi.
Veç kryeministrit Rama, gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, e cila ndodhet në Athinë duke iu referuar burimeve nga mazhoranca raporton se në takimin me emigrantët që jetojnë në Greqi, do të jenë prezentë edhe kryebashkiakët socialistë. Nuk do të mungojë, sipas saj, në takim as kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pavarësisht përballjes së tij me drejtësinë në javët e fundit. (A2 Televizion)