“Bolshevike e hitleriane”, Ndreca debate të ashpra me Vokshin në komisionin hetimor

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 18:44 | Aktualitet

“Bolshevike e hitleriane”, Ndreca debate të ashpra me Vokshin

Është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza mes Plarent Ndrecës dhe Albana Vokshit, seanca e pasdites në komisionin hetimor të Shëndetësisë ku pritet dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj.

Vokshi akuzon mazhorancën për PS që Beqaj të mos flasë, ndërsa Ndreca e akuzon Vokshin si bolshevike që kërkon t’i imponohet mazhorancës dhe e pyet se përse ka frikë nga poëer point i Beqajt.

Më tej Vokshi i përmend Ndrecën se është nën hetim nga SPAK dhe ai e fton në gjykatë ku e paralajmëron se do t’i marrë edhe rrogën.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Janë bërë ca plane të tjera. Është skenar se nuk duan që Ilir Beqaj të flasë për 1001 zullumet. Jemi dakordësuar gjithmonë, hera e vetme që nuk dakordësohemi është sot sepse ka një mal me zullume ky njeri mbi supe. Ne po ofrojmë të hyjë, boll e latë të mbyllur.

Plarent Ndreca: Ju doni që të mos flas, ti nuk mbron dot as veten tënde, unë nuk kam asnjë hall personal. Hajde në gjykatë se të kam ftuar.

Albana Vokshi: Ke hall që nga kapelet te tjetërsimet e pronave që vetëm t’i mund ti bëje. Nuk ta zgjidh dot unë kapelën.

Plarent Ndreca: Nuk merresh me argumente por me mua. Je bolshevike, je neokomuniste. Je kryebolshevike. Merresh me emra, jo me argumente se të kanë mbaruar argumente dhe e ke treguar hapatazi në këtë komision. Nuk kam bërë asnjë plan përveç respektimit të kushtetutës. ti nuk e ndalon do këtë dhe nuk i imponohesh shumicës.

Albana Vokshi: Do ta ndaloj patjetër. Gjykata Kushtetuese i imponohet çdo pakice e shumice

Plarent Ndreca: Ti je kthyer në drejtuese gestapoje e hitleriane që do të imponohesh komisionit e shumicës me forma hitleriane. Do të bësh hetim prej gestapoje do të pyesësh çfarë do ti dhe do të marrësh përgjigje çfarë do ti.

Albana Vokshi: Ik bëj një kapele dhe hajde. Mos ma ngri zërin.

Plarent Ndreca:Hajde në gjykatë me mua se do paguash ca lekë. Rrogën që të ka ngelur do ta marr unë në gjykatë. Hajde në gjykatë. Ne jemi të vendosur që Beqja të flasë të vërtetën. Pengesa për të mos e lënë për të folur është vetëm e jotja personale. Ke frikë nga pawer point, deklarata e tij dhe argumenti i tij. Mos ma ndërprit fjalën, kjo është shëmti që bën.

Albana Vokshi: Mos ma ngri zërin mua!

Plarent Ndreca: Që çke me të. Kush je ti? As të njoh fare, as të llogaris fare.

Albana Vokshi: Jam kryetare s’ ke ç í bën

Plarent Ndreca: Nuk je e kryetare, as njeri. Çfarë frike ke nga pawer point?

Albana Vokshi: Jam kryetare. 5 minuta pushim të qetësohet.

Plarent Ndreca: Fjalën mos ma ndërprit. Dhunë ndaj mazhorancës nuk ushtron dot. Nuk i imponohesh dot mazhorancës.

Albana Vokshi: Ti je në konflikt interesi dhe nuk flet dot.

Plarent Ndreca: Ti njeh vetëm Berishën, ti nuk njeh asnjë shqiptar, të gjithë tjerët i pështyn, ke gjithë ditën që pështyn një qytetar të padënuar, të pafajshëm, që kushtetua e konsideron të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë. Do ta kthesh në politikë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos