Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO ashpërson dënimet për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 15:06 | Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO ashpërson dënimet për

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit.

Apeli i GJKKO ka dënuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën me 10 vite burg me gjykim, i cili me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 vite e 8 muaj burg.

Kujtojmë se Shkalla e Parë e GJKKO-së e kishte dënuar Kokën me 8 vjet e 6 muaj burg, nga të cilat do të kryente 5 vjet e 8 muaj duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë Alqi Bllako është shpallur fajtor dhe është dënuar për ‘shpërdorim detyre’ me 4 vite burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar do të kryejë 2 vite e 8 muaj.

Ndërkohë Klodian Zoto u dënua në mungesë me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti denim në mungesë u dha edhe për Mirel Mërtirin.

Stela Gugallja, e arrestuar pak kohë më parë në Vjenë, u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite.

Pellumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajnë 2.8 vite heqje lirie.

Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.

Po ashtu Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e disa pasurive të sekuestruara të personave të sipër-përmendur të dënuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Vendimi i Apelit të GJKKO:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

1.      Deklarimin fajtor të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

2.      Në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri L.K. dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

3.      Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.K. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 

4.      Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

5.      Në bazë të nenit 406/1 të K.Pr.Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit A.B. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

6.      Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin A.B. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet. 

7.      Në bazë të nenit 36/1, shkronjat (a), (b) dhe (ç) të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit edhe të pasurive si më poshtë:

1)      “88. 19 %” (tetëdhjetë e tetë pikë nëntëmbëdhjetë përqind) e aksioneve në zotërim të të pandehurit L.K., në shoqërinë tregtare “***” sh.a, me Nipt ***, me seli në ***, që iu korespondon vlera prej 244,442,972 (dyqind e dyzetë e katër milion e katërqind e dyzetë e dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.

2)      Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës;

3)      Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 197, e llojit Njësi, me sipërfaqe 206 m².

4)      Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 124, e llojit Njësi, me sipërfaqe 68 m². 

5)      Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 238, e llojit Njësi, me sipërfaqe 22,8 m².

6)      Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në ***, duke përfshirë edhe pasuritë e paluajtshme të kësaj shoqërie:

          i.      Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 29, e llojit apartament, me sipërfaqe 82 m².

        ii.      Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 33, e llojit apartament, me sipërfaqe 110 m².

      iii.      Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 31, e llojit apartament, me sipërfaqe 87 m².

      iv.      Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 37, e llojit apartament, me sipërfaqe 84 m².

        v.      Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 39, e llojit apartament, me sipërfaqe 81 m².

      vi.      Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 116 m².

    vii.      Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 41, e llojit apartament, me sipërfaqe 94 m².

  viii.      Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 42, e llojit apartament, me sipërfaqe 135 m².

      ix.      Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi 85, faqe 59, e llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m².

Bazuar në nenin 420 pika 1 shkronja (ç) të Kodit të Procedurës Penale mospranimin e ankimit të paraqitur nga e pandehura J.Z.

Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel ju ngarkohen solidarisht të pandehurve apelues.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos