Trupi gjykues në GJKKO është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxe dhe 5 biznesmenë.
Pas një seance që zgjati për më shumë se 6 orë dhe ku pati shkëmbime akuzash mes kryebashkiakut Veliaj dhe prokurorit Dado, gjykata do të vendosë nëse kreu i bashkisë do të qëndrojë pas hekurave apo do të ndiqet në gjendje të lirë.
Veliaj dhe bashkëshortja e tij u paraqitën në ambientet e SPAK që në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që seanca rinisi në orën 13:30 pasi avokatët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.
Kujtojmë që kryebashkiaku Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash. (A2 Televizion)