Merr fund pritja| Zbritën sot në Shëngjin, emigrantët e ardhur nga Italia dalin pas 9 orësh nga porti

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 18:06 | Aktualitet

Merr fund pritja

Emigrantët e ardhur ditën e sotme nga Italia, kanë nisur të dalin nga Porti në Shëngjin, pasi qëndruan gati 9 orë në qendrën e pritjes të ngritur atje.

8 emigrantë zbritën sot rreth orës 09:00 të në Shëngjin. Ata ishin grupi i dytë, i ardhur nga Italia në vendin tonë, shkruan A2 CNN.

A2 CNN ka mësuar se emigrantët janë Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane. Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit. Emigrantët në fjalë janë kapur disa ditë më parë në jug të Lampedusës.

Anija e marinës mbërriti mëngjesin e sotëm në brigjet shqiptare dhe emigrantët pas ekzaminimeve në Shëngjin do të dërgoheshin në kampin e Gjadrit.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.

Masa synon të kapërcejë ngërçin e krijuar nga vendimi i gjyqtarëve për të mos vleftësuar mbajtjen e disa azilkërkuesve në qendrën e pritjes së Gjadrit për shkak se vijnë nga vende të pasigurta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos