Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Në Dropull lindën vetëm 3 fëmijë, në gjysmën e qarqeve, më shumë vdekje se lindje

Nga Marjo Brakaj
14 Shkurt 2024, 12:02 | Aktualitet

Disa bashki të vendit në vitet e fundit kanë regjistruar edhe më pak se 10 lindje në vit. Duke bërë kështu që vdekjet të qëndrojnë mbi lindjet. Në mbi 6 qarqe të vendit ndodh ky fenomen.

Në mbi gjysmën e qarqeve në vend vdekjet qëndrojnë mbi lindjet duke shënuar kështu një shtesë natyrore negative në vend. Me në krye Fierin ku ky numër arrin në mbi 2176 vdekje në 2023, qarqe të tjera në të cilën fatalitetet përmbysin lindjet janë Korça, Shkodra, Vlora, Berati dhe Gjirokastra.

 “Më bën përshtypje se në këto qytetet veriore kemi patur familje të mëdha. Që do të thotë këto qytetet po braktisen po ikin të rinjtë”, thotë sociologu Tushe.

Nëse thellohemi edhe më tej, ka bashki ku lindjet nuk kalojnë as 10 në vit. Në Dropull në 2022 lindën vetëm 3 fëmijë, e në Pustec 8 fëmijë. Ndërkohë që vdekjet qëndronin edhe 20 fish më të larta duke nënkuptuar një ecuri të shpejtë të shpopullimit të zonave.

“Po të shikojmë rimet nga 27 vjeç që kanë qenë mosha mesatare vite më parë sot kemi arritur në 38 vjet që do të thotë që ritmi I plakjes është shumë i madh po e bën shoqërinë me flokë të thinjura.”

Hartuesit e politikave vendore e shohin me shqetësim  shpopullimin në të gjitha bashkitë  e vendit. 

“Në 11 rajone kemi ulje të numrit të popullsisë. Brenda tyre të gjitha bashkitë kanë rënie të popullsisë, në çdo njësi administrative por dhe fshatra e njëjta situatë“, thotë Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor.

Shifrat shqetësuese sipas tyre vijnë nga mungesa e politikave zhvilluese nga pushteti vendor por dhe qendror.

“Ka prognoza të frikshme për Shqipërinë thuhet se do të katandisemi me 1.5 milionë banorë, në këto rrethana do vij koha që do e importojmë brezin e ri nga jashtë“.

Si emigracioni, rënia e lindjeve por dhe plakja e shpejtë e popullsisë janë faktorët që po çojnë në reduktimin e numrit të popullsisë. Në qershor 2024 pritet të mësojmë numrin e saktë të popullsisë, i cili sipas ekspertëve pritet të jetë ndjeshëm më i ulët se ai në bazë të censit 2011.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani