Ngërçi i fermerëve, naftën pa akcizë e marrin ata që nuk e punojnë tokën

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
9 Tetor 2024, 13:18 | Aktualitet

Nafta pa akcizë që shpërndahet nga ministria e bujqësisë nuk shkon e gjitha për fermerët që punojnë realisht tokat, shkruan A2 CNN. Një pjesë të mirë të kësaj nafte e përfitojnë persona që kanë në pronësi tokat, të cilat i kanë dhënë më qira te persona të tjerë.

E megjithëse ata nuk e punojnë tokën e tyre, përfitojnë naftë pa akcizë. Ndërsa fermerët që i marrin me qira këto toka nuk përfitojnë subvencionin e karburantit nga shteti. Një problematikë të tillë e hasin edhe fermerët e Maliqit, raporton A2 CNN.

Për kryetarin e bashkisë së Maliqit, naftën pa akcizë duhet ta përfitojnë ata fermerë që punojnë tokat. Ndërsa për drejtorin e Agjencisë Rajonale të Bujqësisë për Qarkun e Korçës, kjo është një problematikë që duhet të zgjidhet nga vetë fermerët në bashkëpunim me pronarët e tokave që i marrin me qira.

Në fushën e Maliqit ka më shumë se 130 fermerë të cilët kanë në përdorim një sipërfaqe më të madhe se 4200 hektarë tokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos