
Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkoi anulimin e dekretit që e bëri Olsi Dadon prokuror.
Po ashtu është rrëzuar kërkesa e Shoqatës Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë dhe ajo e ish-prokurorit Tomi Dedaj, për t'u legjitimuar si palë në proces.
Gjyqtari i çështjes vlerësoi se: "Veliaj ka interes të tërthortë, jo të drejtpërdrejtë, ndërsa bashkia konstatohet që nuk ka asnjë interes".
Në një reagim të shkurtër kryebashkiaku Veliaj është shprehur: "Vendimi dihej, por e mori vesh mileti të vërtetën", raporton për A2CNN gazetari Igli Çelmeta .
Ish-prokurori Tom Dedaj pretendoi se ishte larguar nga puna për t’i hapur vend në sistemin e drejtësisë pikërisht Dados. Avokati i Veliajt Plarent Ndreca kërkoi që të pranohej kërkesa e ish-prokurorit Dedaj dhe ai të legjitimohej në proces.
(A2 Televizion)