Pas sulmeve të Ramës, qytetarë e aktivistë "nënshkruajnë" mbështetjen ndaj SPAK

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 17:36 | Aktualitet

Pas sulmeve të Ramës, qytetarë e aktivistë

Sipas një organizimi të lajmëruar në rrjetet sociale qytetarë dhe aktivistë u grumbulluan të enjten para godinës së SPAK në mbështetje të kësaj strukture dhe kundër sulmeve politike drejt saj.

Një ditë pasi qindra nga mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj hodhën parrulla kundër SPAK, në një banderolë ku ku shkruhej “Faleminderit!”

Të pranishmit shënuan mesazhe mbështetjeje dhe falënderimi. Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e lëvizjeve “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, të cilët thanë se tashmë kundër SPAK janë rreshtuar edhe Rama, edhe Berisha, edhe Meta.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos