“Nga 1500 lekë në muaj, tani duhet të paguajnë 7500 lekë në muaj”. Pesëfishimi i tarifës mujore për tregtarët e tregut të Rusit që shesin fruta-perime në Shkodër, ka bërë që ata të bojkotojnë shitjet dhe të kërkojnë uljen e këtyre tarifave që janë të papërballueshme për to.
Ndryshe nga ditët e tjera, shitësit e fruta-perimeve në tregun e Rusit në Shkodër e kanë nisur me bojkot ditën e punës. Shkak janë bërë tarifat e reja mujore që duhet të paguajnë, të cilat kanë një rritje prej më shumë se pesë herë krahasuar me tarifat që kanë paguar deri më tani.
Kjo rritje erdhi pas rikonstruksionit të tregut dhe kalimit të administrimit të tij nga bashkia tek një firmë private e cila ka pesëfishuar tarifat mujore për çdo tregtar.
Në lidhje me këtë problematikë një përfaqësi e tregtarëve u pritën nga takim nga zëvendës kryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka dhe deri ditën e hëne presin një përgjigje përfundimtare lidhur me këtë shqetësim që kanë. (A2 Televizion)