Protesta e dytë brenda javës para Bashkisë, policia me një thirrje për organizatorët

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 09:39 | Aktualitet

Protesta e dytë brenda javës para Bashkisë, policia me një

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mbështetësit e opozitës, do të dalin në një protestë tjetër sot përpara Bashkisë së Tiranës, e dyta brenda kësaj jave.

Pas një thirrje të bërë mbrëmë nga Sali Berisha, prej ballkonit të shtëpisë, ku qëndron me masë arresti prej dhjetorit, protestuesit do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Edhe njëherë, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për këtë organizim, për të siguruar rendin publik.

Kështu prej orës 09:30 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.

Nisur nga incidentet në protestat e fundit, policia iu kërkon edhe njëherë organizatorëve dhe protestuesve që të distancohen nga aktet e dhunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos