Rrëfimi i Taulantit: Verbëria nuk e pengon të punojë si DJ, por edhe të montojë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2024, 14:16 | Aktualitet

Kur jeta të përball me sfida duhet të gjesh forcën mos të heqësh dorë, por të vazhdon të luftosh për të realizuar ëndrrat dhe pasionet e tua.

Ky është mesazhi që jep 41-vjeçari nga Vlora, Taulant Sadiraj, i cili në moshën 5-vjeçare ka humbur shikimin si pasojë e temperaturës së lartë. Kjo situatë nuk e ka stepur aspak për të ndjekur ëndrrën e tij

Ndodhemi në fshatin Kaninë të Vlorës për të trokitur në derën e një studio të vogël, të krijuar nga Taulant Sadiraj në ambientet e shtëpisë së tij. Një personazh i veçantë për qytetin e Vlorës pasi ushtron profesionin e DJ dhe jo vetëm duke mos pasur shikimin."

Sadiraj tregon se profesionin e DJ e ka zotëruar pas shumë vitesh që është ushtruar për të mësuar si funksionojnë pajisjet dhe ku ndodhen komandat. Ai tregon se mungesa e shikimit nuk e ka ndalur të marrë pjesë si Dj në dasma, evente familjare dhe festa të fshatrave teksa i sheh ato si një përgjegjësi e madhe.

Nuk luan vetëm muzikë por është pjesëmarrës dhe në klipe dasmash teksa filmimet që i realizon me kolegët e tij i monton vetë. Taulant Sadiraj tregon se ka përvetësuar dhe montazhin nëpërmjet programit që i tregon komandat me zë.

Taulanti është babai i tre fëmijëve ku familjen e cilëson si dhuratën e tij më të madhe. Pasionin për muzikën e ka trashëguar dhe tek vajza e tij e cila këndon muzikë popullore vlonjate. Sadiraj tregon se kujdeset në detaje për çdo aktivitet të saj

Është tërhequr edhe nga futbollin teksa më parë ka qenë pjesë e ekipit kombëtar për të verbër duke marrë pjesë në kampionate europiane. Largimin nga futbolli e cilëson si kujtimin më të keq të jetës së tij

Taulant Sadiraj, 41 vjeç është i lidhur ngushtësisht dhe me fshatin e tij Kaninën ndaj dhe studio që ka krijuar mban të njëjtin emër Studio Kanina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos