Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur jo vetëm disa akse dhe kryqëzime në Vlorë, por kanë përmbytur edhe qendrën historike dhe spitalin.
Gazetarja e A2 CNN, Jerola Ziaj ka sjellë pamje nga situata e reshjeve në këtë qytet, ku shihen qartë përmbytjet në rrugë, biznese dhe te godina e pediatrisë. Të përmbytura janë; Sheshi i Flamurit, rruga Isa Boletini dhe akset lidhëse bulevard –Transballkanike.
Sipas saj bizneset kanë pësuar dëme, ndërsa edhe në video duket qartë vërshimi i ujit duke dëmtuar karrige e tavolina.
Gazetarja e A2 CNN thekson se i gjithë qyteti është në kolaps total, hidrovori i stakuar, ndërsa një pjesë e qytetit bregdetar është pa drita. (A2 Televizion)