Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

40 mld euro fonde në dispozicion, bizneset shqiptare do marrin fonde nga BE pavarësisht statusit “kandidat”

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 20:14 | Ekonomi

Do të duhen vite të bëhemi pjesë e vendeve të Bashkimit Europian, por kjo nuk do të thotë që sipërmarrjet shqiptare të mos mbështeten financiarisht nga unioni. Një marrëveshje Shqipëri-BE vjen në ndihmë për këtë.

“Këto programe po bëhen të aksesueshme për Shqipërinë si pjesë e një procesi më të madh që quhet “Integrimi i përshpejtuar”. Në kuadër të “Integrimit të përshpejtuar” Shqipëria mund të aplikojë për fonde edhe pa qenë anëtare me të drejta të plota”, tha Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë.

Programi ka për synim të rrisë aftësitë konkurruese të sipërmarrjeve të mesme ekonomike, të krijojë lehtësi në tregje, të modernizojë industrinë dhe të krijojë kushtet për ekonomi të gjelbër  dhe digjitale.

“Programi synon të mbështesë, nisma, biznese, iniciativa, OJQ që ose duan të adresojnë problemet e tregut të përbashkët, ose duan të përfitojnë nga tregu i përbashkët”, shton zv/ministri.

Nëse propozimet vlerësohen të suksesshme, bizneset shqiptare mund të marrin pjesë së bashku me bizneset e vendeve anëtare në nismat e financuara nga BE. 

“Është një program me 40 miliardë euro investime dhe ka tetë shtylla. Shqipëria ka aplikuar në vetëm një nga shtyllat”, shton Yzeiraj.

Pjesëmarrja në këtë program i shërben përmbushjes së objektivave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në veçanti në kapitullin “Politikat industriale dhe ndërmarrjet”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani