Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Nga pika e vdekjes në rizgjim, hekurudha Vorë-Hani i Hotit nis në 2025, do transportojë 2.3 mln pasagjerë

Nga Mario Brakaj
27 Shkurt 2024, 16:26 | Ekonomi

Nga pika e vdekjes në rizgjim. Pas marrëveshjes së huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, hekurudha Vorë-Hani i Hotit do të nisë së ndërtuari pas një viti. Vepra infrastrukturore e gjatë 120 kilometër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi pritet të përfundojë në viti 2029. Hekurudha do të kushtojë 356 milionë euro.

“Parashikohen të ndërtohen rreth 12 stacione. Parashikohen rreth 12 ura që të jenë pjesë e projektit. Ndërkohë kohëzgjatja e udhëtimit nga Durrësi në Tuz do të jetë 1 orë e gjysmë deri në 2 orë. Parashikohet të përpunojë 900-950 mijë tonë mallra në vit. Gjithashtu rreth 2.3 milionë pasagjerë në vit”, tha Erjola Muka, Zhvillimi i Infrastrukturës dhe Territorit, MIE.

Ndërkohë vitin e ardhshëm pritet të përfundojnë edhe punimet për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, zgjatimi në Rinas. Vlera totale e këtij investimi shkon në 120.5 milionë euro, gjysmën e së cilit do ta financojë buxheti i shtetit.

“Ndërkohë ka përpjekje për gjurmë të reja hekurudhore siç është Durrës-Prishtinë. Jemi në fazën e studimit të fizibilitetit që do të zgjasë deri vitin e ardhshëm. Ka gjithashtu një studim fizibiliteti për një hekurudhë që lidh Shqipërinë me Greqinë”, u shpreh Muka.

Po pse kjo vëmendje e shtuar te hekurudha?

“E para, për të konsoliduar infrastrukturën hekurudhore. E dyta për të ndërlidhur me vendet e Ballkanit, por edhe ndërlidhjen me korridoret pan-Europiane duke tejkaluar vendet e Ballkanit e duke shkuar te ato europiane”, tha Muka.

Aktualisht në vend gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është rreth 224 km. Në funksion janë linjat hekurudhore, Durrës – Librazhd, Gjorm – Kufi dhe Durrës – Kashar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli