Shtresat në nevojë në 14 bashki të vendit do të kenë më shumë mundësi për të përfituar nga zgjerimi i shërbimet sociale. Nga më shumë ndihma nga ana mjekësore por përmirësim të nivelit të jetesës, Bashkimi Europian do të zbatojë projektin “BE për kujdesin social” me vlerë 3.1 milionë euro.
“Objektivi i këtij projekti është që të arrijmë 6000 familje në nevojë nëpërmjet bashkëpunimit në 14 bashki të Shqipërisë. Mendoj se është e rëndësishme të punojmë me to. Bashkitë kanë një rol të qenësishëm për të luajtur në përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve të tyre dhe në zbatimin e standardeve të be-së në të gjitha fushat e politikave”, u shpreh ambasadori i BE, Silvio Gonzato.
Për një periudhë 3-vjeçare në bashki do të fokusohet ndihma në ngritjen dhe shtrirjen e shërbimeve të kujdesit social që trajtojnë nevojat dhe të drejtat e grupeve të cenueshme. Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu nga konferenca bëri të ditur shtresat përfituese.
“Është bërë e mundur që nr. i shërbimeve sociale të ofruara të jetë mbi 70. Ky projekt na lejon të forcojmë më shumë partneritetin me 14 njësi vendore nga veriu në jug dhe lindja në perëndim. Gjithashtu do të lejoj përsosjen e shërbimeve në banesë, rritjen e aksesit në zonat e largëta dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare të këtyre shërbimeve”, deklaroi ministrja Koçiu.
Bashkitë në të cilat do përqendrohet vëmendja janë dhe ato të cilat janë prekur edhe nga fatkeqësitë natyrore, duke vuajtur më tepër nevojën e shërbimeve, sidomos në zonat e thellat të vendit.
“Mbulimi i këtyre shërbimeve duke patur mangësi në buxhete e kemi të pamundur të mbulojmë të gjithë territorin me shërbime sociale. Përveç burimeve tona në bashki i shtrijmë dorën si bashki çdo partneri”, shtoi kryebashkiakja Cara.
Projekti i cili është në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ëorld Vision do t’u vijë në ndihmë bashkive deri në vitin 2026.
(A2 Televizion)