Rritja e pagave në privat, a mjaftojnë për të mbuluar rritjen e çmimeve?

Nga Aurora Sulçe
12 Qershor 2024, 15:35 | Ekonomi

Rritja e pagave në privat, a mjaftojnë për të mbuluar

Mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presion në rritjen e pagave. Pas qeverisë, që ka nisur tashmë reformën e rritjes së pagave në administratë, me premtimin për ta çuar pagën mesatare në shtet në 900 euro nga 1 korriku, rritje kanë pësuar edhe pagat në sektorin privat.

Të dhënat tregojnë se paga mesatare që jep biznesi ka arritur në mbi 68 mijë lekë. Në dy vite ajo është rritur me 19% ose me 9.5% në vit. Por kjo rritje është thuajse e papërfillshme përballë shtrenjtimit të çmimeve dhe kostos së jetesës.

Inflacioni është rritur në dy vitet e fundit me 11.5% ose mesatarisht me 5.7% në vit. Dhe është ky inflacion që ka gërryer pjesën më të madhe të rritjes së pagave, e cila i bie të jetë realisht vetëm 3.8%.

Pagat në sektorin privat janë aktualisht ndjeshëm të ulëta sesa ato në shtet, duke e bërë administratën publike një konkurrente të fortë të biznesit për burimet njerëzore.

Diferenca mes dy pagave përllogaritet në mbi 16 mijë lekë ose 19.1% më shumë për pagën mesatare në shtet. Por cilët janë sektorët ku paguhet më shumë dhe më pas?

Sipas të dhënave, pagat më të larta janë në sektorin financiar me rreth 134 mijë lekë; pasuar nga informacioni dhe komunikacioni me mbi 110 mijë lekë. Ndërsa pagat më të ulëta janë në sektorët e ndërtimit me mbi 58 mijë lekë dhe bujqësisë me mbi 49 mijë lekë.

Por rritja e pagave është e lidhur me produktivitetin. Sa produktivë janë punonjësit shqiptarë? Ndjekim një material dhe rikthehemi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni