Pas bumit turistik në 2023 të garantuar më së shumti nga sezoni veror, për të arritur një turizëm gjithëvjetor, qeveria po i hedh sytë edhe nga rajoni malor.
“Paketa e maleve” e njoftuar kryeministri për të gjitha bizneset që operojnë kryesisht në veri të vendit, konsiderohet e vonuar nga sipërmarrësit e këtij sektori.
“Mendoj që bëhet fjalë për bujtina të vogla por dhe për ato të cilat do hapen tani dhe hequr vëmendja nga pionerët pasi dhe ne kemi problemet tona. Është një nismë e mirë që do happen struktura të reja që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e turizmit dhe të mos largohen nga vendi e ta braktisin pronën,” shprehet Jonida Hëna, sipërmarrëse në rajonin e veriut.
Numri i vizitorëve që shkojnë drejt veriut është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Vetëm në strukturat në veri në 2023 u akomoduan rreth 25.4% shqiptarëve dhe të huajve.
Por, pavarësisht shifrave në rritje, ky sektor përballet me një sërë problematikash duke nisur nga mungesa e fuqisë punëtore, pikat e thertoreve por dhe infrastruktura rrugore.
“Ngec me pagesat në dimër dhe detyrohesh në behar të vësh disa para mënjanë se dimrit je minus dhe kjo s’të lë mundësinë për investime të reja. Të bëhen pika të thertoreve që ne ta kemi afër se kemi shumë kosto. Por dhe infrastruktura të jetë pasi prindërit me fëmijë nuk i drejtohen këtyre zonave.”
Paketa e maleve pritet të ketë lehtësira edhe në problemet me pronësinë por dhe ndërtimet pa leje për të cilat do ketë aministi.
“Të krijohen mundësirat që ti marrinë certifikatat e pronësisë dhe jo kur ne të plakemi kjo na jep mundësinë që dhe ne të investojmë më shumë në hapejn e pikave të reja.”
Në 2023 më shumë rezident vendas por dhe të huaj u akomoduan në strukturat shqiptare nga veriu në jug.
Mbi 2.3 milionë fjetën të paktën një natë në një hotel, apartament me qira, bujtinë apo agroturizëm në vendin tonë, rreth 760 më shumë se në 2022. Ndërsa në rritje shifrat flasin edhe për fillimvit. (A2 Televizion)