Thyhet pas shtatë muajsh ecuria rënëse e inflacionit

Nga Marjo Brakaj
10 Qershor 2024, 13:35 | Ekonomi

Çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera që përdorim çdo ditë u rritën lehtë në maj, duke thyer kështu ecurinë rënëse 7-mujore të inflacionit. Treguesi i ndryshimit të çmimeve muajin e shkuar u rrit në 2.2 për qind nga 2.1 për qind në prill.

Thyhet pas shtatë muajsh ecuria rënëse e inflacionit

Megjithatë, krahasuar me majin e një viti më par parë, inflacioni rezulton të jetë përgjysmuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se “vala e butë” që zgjon frikën e rikthimit të dallgës së inflacionit erdhi kryesisht nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe pijeve. Inflacioni te kjo kategori produktesh u rrit në 1.9 për qind në maj nga 1.5 për qind që ishte në prill.

Thyhet pas shtatë muajsh ecuria rënëse e inflacionit

Qiratë, uji, energjia elektrike dhe karburantet gjithashtu u shtrenjtuan lehtë në maj. Muajin e shkuar shqiptarët u desh të nxirrnin nga xhepat edhe për veshjet e këpucët, kostot e transportit apo pijet alkooliket.

Thyhet pas shtatë muajsh ecuria rënëse e inflacionit

Me gjithë luhatjen, inflacioni vijon të mbesë në objektivin e Bankës së Shqipërisë, atë poshtë 3 për qind. Kjo, të paktën për momentin nuk zhbën planet për një zbutje të mundshme të normave t normave të interesit ashtu siç Banka Qendrore Europiane bëri në fillim të muajit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024